Dy qytetarë të Junikut, dënohen me nga 4 vite burgim për vjedhje të rëndë

Kosova

Dy qytetarë të Junikut, dënohen me nga 4 vite burgim për vjedhje të rëndë

Nga: Adem Lushaj Më: 31 korrik 2017 Në ora: 16:43
Gjykata

Hazir Knushi dhe Granit Shehu, që të dy nga Juniku, janë dënuar me nga 4 (katër) vite burgim, pasi që akuzoheshin  nga Prokuroria e shtetit, për vjedhje të rëndë që kishin kryer gjatë vitit 2016, nëpër disa familje të Junikut, përkatësisht nëpër shtëpitë e tyre, e që sipas nenit 327 dhe 325, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, paraqet vepër penale. Ky Vendim është marr në Seancën gjyqësore të mbajtur në Gjykatën e Deçanit, nga gjyqtari Sulltan Dobraj, bazuar në Aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Pejës, e përfaqësuar nga prokurori Muharrem Bajraktari.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokurori i shtetit, që të dy të pandehurit, akuzoheshin se në bashkë kryerje,  me qëllim të përfitimit të jashtëligjshëm, pasi kishin thyer shtëpitë, kishin vjedhur pasuri të luajtshme (gjësende të ndryshme dhe para), duke iu shkaktuar dëme konsiderueshëm material, gjë që sipas Nenit 327 dhe 325, paraqet vepër penale të vjedhjes së rëndë.

Gjyqtari Dobraj, pasi kishte bërë administrimin e provave të prezantuara nga Prokuroja e shtetit dhe deklaratave të pandehurve, i ka dënuar të dy të pandehurit me nga 4 (katër) vite burgim dhe nga 3900 euro gjobë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat