Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme

Kosova

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 15:13
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHK-së, temperaturat do të jenë normale që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera.

“Minimalet do të regjistrohen nga 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të jetë konstante në vlerat e normales me tendencë  të uljes në pjesën e dytë të javës. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat