Inaugurohet faza e parë e ndriçimit publik modern në qytetin e Rahovecit

Kosova

Inaugurohet faza e parë e ndriçimit publik modern në qytetin e Rahovecit

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 09:26
Rahovec

Përmes projektit për “Aplikimin e masave të energjisë efiçiente të ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit”, dje Komuna e Rahovecit ka inauguruar fazën e parë të ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit.

Në ceremoninë e inaugurimit të ndriçimit publik kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, Sali Sallteku, drejtor i Administratës, Fehmi Hoxha drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe qytetarë.

Realizimi i këtij projekti është duke u financuar nga Komuna e  Rahovecit dhe MAPL-ja. Ndërsa qytetarët investimet në ndriçimin publik i kanë pritur mirë dhe kanë thënë fjalë të mira në lidhje me këtë projekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat