Nisma hedh akuza ndaj Idriz Vehapit

Kosova

Nisma hedh akuza ndaj Idriz Vehapit

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 21:50
Idriz Vehapi

Nisma për Kosovën, Dega në Rahovec e ka akuzuar kryetarin e Komunës, Idriz Vehapin se nuk ka bërë asgjë për mërgimtarët. 

Ata e kanë krahasuar kohën kur kryetar ishte Smajl Latifi e që sipas Nismës i njëjti bënte organizime në qytet, por edhe në fshatra.

“Idriz Vehapi i ka harruar të gjithë duke bërë fushatë elektorale. Ai e ka harruar edhe diasporën pasi që e ka injoruar duke mos bërë asgjë për ta. Nuk ka patur asnjë aktivitet për ta. Kujtoni kohën kur kryetar ishte Smajl Latifi kur kishte organizime në fshatra e lëre më në qytet. Këto organizime mund të argumentohen edhe tani” ka thënë Xhevdet Krasniqi, përfaqësues i Nismës për Krushë të Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat