Ibrahim Kryeziu, kandidati i LDK-së për kryetar të Rahovecit

Kosova

Ibrahim Kryeziu, kandidati i LDK-së për kryetar të Rahovecit

Nga: Bota sot Më: 19 gusht 2017 Në ora: 19:48
Mbledhja e kryesise se deges se LDK-se ne Rahovec

Ibrahim Kryeziu do të jetë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Rahovecit.

Kështu ka lajmëruar shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili përmes një statusi në Facebook ka shkruar se në mbledhjen e djeshme unanimisht është aprovuar kandidatura e Ibrahim Kryeziut për kryetar të komunës dhe Fehmi Cenës si bartës liste për Asamble komunale.

Hoti ka treguar se në mbledhje është është aprovuar edhe lista për asamble komunale ku janë të përfaqësuara të gjitha nëndegët, grupmoshat dhe profesionet. 
Sipas tij, të gjitha strukturat e degës janë të mobilizuara për të siguruar suksesin në këto zgjedhje./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat