Thaçi: 11 shtatori, ditë e kthesës së madhe në historinë botërore

Kosova

Thaçi: 11 shtatori, ditë e kthesës së madhe në historinë botërore

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 09:13
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke përkujtuar sulmet terroriste të 11 shtatori, ka thënë se dita e 11 shtatorit 2001 ishte më e kobshmja në shekullin e sapofilluar për mbarë botën, por veçanërisht për popullin mik amerikan.

Ai ka shkruar në facebook se sulmet terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe ndaj Pentagonit ishin shumë mizore.

“Ndonëse ditë e rëndë për mbarë botën e qytetëruar, ajo u bë edhe ditë e kthesës së madhe në historinë botërore. Sulmet mbi kullat binjake, ku humbën jetën mijëra persona, më pas binjakëzuan shumë shtete e popuj në luftë të përbashkët kundër terrorizmit, të cilat, të udhëhequra nga SHBA-ja ngadhënjyen në këtë luftë. Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan dhe sot kujtojmë viktimat e 11 shtatorit 2001 me nderime të larta shtetërore”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat