Të miturit në burgun e Lipjanit ende nuk kanë nisur mësimin

Kosova

Të miturit në burgun e Lipjanit ende nuk kanë nisur mësimin

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 22:27
Burgu

Të miturit e burgut të Qendrës Korrektuese në Lipjan as pas dy vjetësh të fillimit të vitit të ri akademik nuk kanë nisur mësimet.

Vonesat po bëhen si shkak i mosmarrëveshjes në mes të Komunës së Lipjanit si dhe të Ministrisë së Arsimit. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Kosovës, pas përurimit të Qendrës së re Edukative Korrektuese, ka thënë se pret që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt, në mënyrë që këta të burgosur të mësojnë në të njëjtën kohë sikurse moshatarët e tyre.

Ministri i ri i Drejtësisë, dikaster ky i cili ka ndihmuar ndërtimin e këtij objekti të veçantë me 70 mijë euro, fare pak ka folur për atë.

Ai kryesisht është fokusuar në programin e tij qeverisës, duke përmendur se njëri ndër prioritetet e tij kryesore do të rishikojë legjislacionin lidhur me konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat