Rastavica pa uji të pijes, ankohen edhe te Policia e Kosovës!

Kosova

Rastavica pa uji të pijes, ankohen edhe te Policia e Kosovës!

Nga: Adem Lushaj Më: 19 shtator 2017 Në ora: 06:11
Rastavicë

Mungesa e ujit të pijes për banorët e Rastavicës së Deçanit, është shqetësim i vazhdueshëm, e sidomos gjatë sezonës verore. Ky shqetësim është më i madh kur kihet parasysh, keqpërdorimi dhe veprimet e paligjshme dhe jo humane të individëve, duke bërë që reagimet qytetare të kalojnë përmasat e njerëzores. “Jemi lodhur pa uji. Dikush e keqpërdor me të madhe, ndërsa Ne, s’kemi as për pije. S’ka institucione, s’ka ligj, se duhet dënuar dikush për këtë gjendje në të cilën jemi”. Fjalë dhe ankesa nga më të ndryshmet nga banorët, nga Ata, që kanë nevojë për kushtin më elementar të jetës. Kanë nevojë për ujin e pijes. Duke parë këtë gjendje, këto reagime të shtuara të banorëve, të bashkëvendësve të tyre,  Kryesia e fshatit Rastavicë, është detyruar ta kërkon ndihmën edhe të Policisë së Kosovës, ndihmë të cilën, nuk e morën nga ta.

Regjë Kadrijaj, kryetar i fshatit ka thënë se jemi lodhur me këto telashe të vazhdueshme me uji të pijes, ngase individ të papërgjegjshëm nga fshati Prejlep, po ndalin ujin me të cilin furnizohen banoret. Kadrijaj ka treguar se disa herë kanë kërkuar zgjidhje të problemit nga kryetari i Komunës Rasim Selmanaj, por edhe nga Kompania “Hidrodrini”, e në fakt, asgjë nuk është zgjidhur. Problemet vazhdojnë, uji s’kemi. “Jemi lodhur duke trokitur nëpër dyer të komunës, ndërsa Ata, arsyetohen se do vendosën orët për matje të sasisë së ujit të shfrytëzuar”, ka treguar Kadrijaj, për të cilin, arsyetimi i komunarëve me vendosje të orëve të ujit, është përgjigje sa për të thënë, ngase mungon menaxhimi i duhur dhe marrja e veprimeve ligjore.  

Edhe më keq është gjendja e 250 nxënësve të shkollës "Rexhep Kadrijaj" të cilët rrezikohen edhe nga epidemitë e ndryshme. Blerim Selmonaj, drejtor i kësaj shkolle, është deklaruar se nxënësit janë duke përdorur ujin e pusit, që është i pa përdorshëm, ngase nuk është bërë glorifikimi, e as analizat bio-kimike të tij. “Është e kuptueshme se në këto ditë të nxehta, nxënësit kanë nevojë për përdorim të ujit, ndaj edhe kemi frikën se pirja e ujit të pusit që kemi në shkollë, mund të ketë pasoja për nxënësit tanë”, ka nënvizuar Selmonaj, duke shpresuar se kjo çështje e ujit të pijes, do zgjidhet sa më shpejt nga institucionet përgjegjëse.

Ndërsa, zyrtarët e “Hidrodrinit”, thonë se janë të njoftuar me shqetësimin e banorëve të Rastavicës, ndaj përpjekjet e tyre për zgjidhje të këtij problemi, nuk do mungojnë. “Po të njoftoj se, sot përfaqësues të fshatit Rastavicë kanë pas takim me zyrtar të Komunës së Deçanit dhe Hidrodrinit, ku Hidrodrini ka marrë masat për ta rregulluar atë puset, që mos të preket përpos nga kompania. Do ti marrim të gjitha masat që ujësjellësi i dhjetë fshatrave të shtrihet te çdo konsumator, sikurse që do ndodh edhe për shkolla”, është deklaruar Petrit Januzaj, zyrtar i Hidrodrinit në Deçan, përmes rrjetit publik. Sipas kësaj që është thënë nga Januzaj, banorët e Rastavicës, e më së shumti nxënësit e shkolis, shpresojnë në zgjedhje sa më të shpejtë të këtij shqetësimi dhe furnizimi me uji nuk do mungon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat