Agron Avdijaj: Istogut i mungon identiteti kulturor, këto janë premtimet e VV-së

Kosova

Agron Avdijaj: Istogut i mungon identiteti kulturor, këto janë premtimet e VV-së

Nga: A.M. Më: 19 shtator 2017 Në ora: 18:16
Albin Kurti dhe Agron Avdijaj

Kandidati për komunë të Istogut nga lëvizja Vetëvendosje, Agron Avdijaj ka kritikuar komunën e Istogut rreth investimeve në këtë komunë dhe se i mungon identitet kulturor.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook se Lëvizja Vetëvendosje op synon që gjatë mandatit të saj qeverisës të zhvillojë një politikë të tillë për kulturën në të cilën e gjithë komuna do të jetë kreatore dhe pjesëmarrëse në zhvillimin e jetës kulturore dhe prezantimin e saj

Postimi i plotë:

Për Istogun me identitet kulturor

Istogut sot i mungon identiteti kulturor. Mjetet që i ka ndarë komuna kanë qenë tepër të ulëta, kurse në anën tjetër janë menaxhuar keq.

Lëvizja VETËVENDOSJE! synon që gjatë mandatit të saj qeverisës të zhvillojë një politikë të tillë për kulturën në të cilën e gjithë komuna do të jetë kreatore dhe pjesëmarrëse në zhvillimin e jetës kulturore dhe prezantimin e saj. Ky angazhim nënkupton aktivizimin e njerëzve të artit dhe kulturës, stimulimin e projekteve inovative të kulturës, aktivizimin e shkollave në të tri nivelet dhe pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet kulturore. Gjatë mandatit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! përveç zhvillimit të përgjithshëm të kulturës, Istogu do të fillojë me ndërtimin e identitetit kulturor dhe do të veçohet në Kosovë për angazhimin në këtë fushë.

Si kryetar komune, hapi i parë që do ta ndërmarrë është funksionalizimi i Shtëpisë së Kulturës “Adem Jashari”. Ky objekt kulturor i cili pjesërisht funksional, ka nevojë që të renovohet tërësisht dhe ne zotohemi që gjatë mandatit të parë ta bëjmë këtë. Përveç renovimit, gjatë qeverisjes sime do të mundësohet që çdo pjesë e këtij objekti të shfrytëzohet për aktivitete të ndryshme kulturore.

Në Shtëpinë e Kulturës në Istog, nuk do të ketë zyra të partive politike, por brenda këtij objekti do të funksionojnë:

- Biblioteka, me tituj të rinj çdo vit;

- Salla e leximit me hapësirë të mjaftueshme dhe kushte të përshtatshmë;

- Muzeu Komunal;

- Salla e filmit dhe evenimenteve të tjera kulturore;

- Qendra Rinore;

- Salla për vallëzim;

- Ansamblet e ndryshme muzikore;

- Këndi i pikturës dhe skulpturës;

- Këndi për ekspozita;

- Shoqata të ndryshme.

Ne zotohemi që Shtëpia e Kulturës “Adem Jashari” të bëhet vendi ku mbahen aktivitete të rregullta, si:

- Shfaqja e filmit – e rregullt;

- Diskutime librash;

- Shfaqje të ndryshme teatrale;

- Kurse të ndryshme me çmime të përballueshme, ndërsa për kategorinë e rasteve sociale kurse pa pages;

- Ekspozita të ndryshme;

- Diskutim i problemeve të ndryshme të rinisë etj.

Aktivitete kulturore tjera që do të zhvillohen gjatë mandatit të Lëvizjes VETËVENDOSJE do të jenë:

- Shënimi i datave të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare;

- Mbajtja e Orëve Letrare;

- Manifestime tradicionale dhe

- Festivale të ndryshme garuese, varësisht prej ideve inovative.

Image
Fotografia e publikuar
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat