Kryeshefi i Agjencisë së shtetit fyen rëndë minoritetin që kërcënoi me votë Haradinajn

Kosova

Kryeshefi i Agjencisë së shtetit fyen rëndë minoritetin që kërcënoi me votë Haradinajn

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 14:28
Ilir Morina

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjensisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina komunitetit egjiptianë në Kosovë i është drejtuar me termin fyes “Gabel”.

Këtë zyrtari shtetërorë e ka bërë përmes komenteve në Facebook.

Në një artikull të publikuar në media me titull “Kërcënohet Haradinaj: Egjiptianët mund ta votojnë rrëzimin e Qeverisë”, Morina ka komentuar “A edhe gabelt me zejabat ju erdh dita a, ah medet ku ram…”

Ndërkaq në pyetjen që i u bë atij se “A ka komunitet gabel?” ai është përgjigjur se “jo eshte mixi i tyre, si mielli i gabelices a bo parlamenti, dmth nuk perjashtohen as shiptart”.

Në Kosovë përveç shqiptarëve jetojnë edhe shtatë komunitete tjera, serb, turq, boshnjak, romë, ashkali, egjiptas dhe goran. Ndërsa termi “gabel” njihet si term fyes dhe denigrues  drejtuar një komuniteti të caktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat