Lekaj inspektoi punimet në rrugën Prishtinë-Pejë, segmenti në Kijevë

Kosova

Lekaj inspektoi punimet në rrugën Prishtinë-Pejë, segmenti në Kijevë

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 15:57
Lekaj inspektoi punimet në rrugën Prishtinë-Pejë, segmenti në Kijevë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka inspektuar sot punimet në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, pjesa në Kijevë.

Me këtë rast ministri Lekaj u njoftua nga afër se si po zhvillohen këto punime, dhe deri ku kanë arritur.

“Sot po e bëjmë inspektimin e punimeve në rrugën Prishtinë- Pejë. Në këtë rrugë janë stërzgjatur punimet, ka 7 vite që ky projekt ka filluar, mirëpo ende nuk dihet se kur do të përfundojë. Vetëm ky segment që do të kishte mundësi të kryhet brenda 30 ditëve, prolongohet tri vite sepse nuk është kryer shpronësimi i një prone”, ka thënë ai.

Ministri Lekaj premtoi se brenda javës do të merret vendimi në Qeveri për ta shpronësuar këtë pronë dhe ky segment do të përfundojë brenda një muaji, për të vazhduar me projektin detal deri në Zahaç të Pejës.

“Stërzgjatje e zhvillimit të punimeve nuk do të ndodhin më jo vetëm në këtë rrugë, por edhe në rrugët tjera, ne do të jemi të saktë, do të japim llogari por edhe do të kërkojmë llogari”, ka thënë ministri Lekaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat