Përfundon punën punëtoria dyditore me temën: “Menaxhimi Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”

Kosova

Përfundon punën punëtoria dyditore me temën: “Menaxhimi Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 18:36
Punëtoria dyditore me temën: “Menaxhimi Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”

Garantimi që kriminelët janë të privuar nga mundësia që të gëzojnë pasurinë e përfituar në mënyrë të jashtëligjshme është vital për ndërprerjen e aktivitetet kriminale në regjionin e Ballkanit. Identifikimi, ngrirja dhe konfiskimi i pasurisë së përfituar përmes aktiviteteve kriminale është hapi i parë.

Duke pasur një sistem efektiv të menaxhimit të pasurisë kriminale e cila ruan vlerat e shtëpive, kompanive, veturave, stolive dhe gjësendeve tjera luksoze të cilat autoritetet i konfiskojnë nga kriminelët e dyshuar, është pjesë vitale e zinxhirit për rikthimin e pasurisë. Kjo punë nga natyra është shumë teknike dhe rregullisht kërkon qasje trans-nacionale. 

Ballkani ka vendosur rëndësi të jashtëzakonshme në rolin të cilin e ka marrëdhënia profesionale ndërkufitare në ndjekjet e suksesshme, menaxhimet dhe konfiskimet e pasurisë së jashtëligjshme të cilat kontrollohen nga krimi i organizuar ndërkombëtar dhe zyrtarët e korruptuar publik.

Në reagim ndaj kësaj sfide, Rrjeti Ndër-agjenci i vendeve të Ballkanit për Rikthimin e Pasurisë - Balkan Asset Recovery Interagency Network (BARIN) ka mbajtur takimin e tyre të dytë në Prishtinë, Kosovë më 18 dhe 19 shtator 2017.

Anëtarësia e rrjetit BARIN përbëhet nga agjencitë qeveritare të tetë vendeve të Ballkanit Perëndimor përgjegjëse për menaxhimin dhe administrimin e pasurisë së konfiskuar nga kriminelët. Anëtarët e autoriteteve vijnë nga; Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, ish R.J. e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia.

Takimi i parë i BARIN është mbajtur në prill 2014. Nikoqir i këtij takimi ka qenë Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK) në Kosovë dhe është mbështetur nga Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje e mëtejshme Institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”. AAPSK-ja është Zyre për Administrimin e Pasurisë (ZAP) për Kosovë. 

Në këtë takim të parë pjesëmarrësit janë pajtuar që të themelojnë rrjetin rajonal për të fuqizuar kapacitetet ndër-kufitare të anëtarëve të saj për të administruar pasuritë të cilat dyshohen të janë përfituar nga aktivitetet kriminale. Praktikuesit në BARIN gjithashtu do të këmbejnë praktikat e mira në fushën e sekuestrimit, administrimit dhe konfiskimit të pasurisë kriminale për të zhvilluar ligjet dhe procedurat e tyre kombëtare në këtë fushë.

Nikoqir i takimit të dytë përsëri ka qenë AAPSK-ja nga Kosova, e mbështetur nga ZBE në Kosovë dhe financuar nga Asistenca Teknike dhe Shkëmbimi i Informacionit (TAIEX) nga Komisioni Evropian.
 
Tema e konferencës së këtij viti ishte ‘Planifikimi Para Sekuestrimit’. Kontributin në këtë temë e ka dhënë praktikuesit ZAP nga Holanda, ZAP nga Belgjika dhe kompania private e kontraktuar nga njësitet e rikthimit të pasurisë në BM dhe Republikën e Irlandës.
Çdo anëtar i juridiksionit ka ofruar përditësimet sa i përket themelimit të ZAP-ëve të tyre dhe një pasqyrë të bashkëpunimit ndër-agjenci në lidhje me administrimin e pasurisë së konfiskuar kriminale.
 
Kosova do ta mbaj Presidencën e BARIN-it gjatë tërë vitit 2017. Presidencat e radhës do ti kenë ish R.J. e Maqedonisë në vitin 2018 dhe Bosnja dhe Hercegovina në vitin 2019. BARIN Presidencat do të jenë nikoqire të një takimi vjetor si grup i përbashkët. Është arritur pajtimi për themelimin e Këshillit Drejtues. Këshilli Drejtues do të përbëhet nga tre anëtarë; Presidenca aktuale e BARIN-it, Presidenca e mëparshme dhe Presidenca vijuese. Anëtarët aktual të Këshillit Drejtues për këtë janë Kosova, ish R.J. e Maqedonisë dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Projekti i financuar nga BE-ja OCC-CVE do të veprojë në rolin e sekretariatit të BARIN gjatë fazës së themelimit të tij.

Planet për të ardhmen e rrjetit përfshijnë krijimin e Uebfaqës si mjet për këmbimin e të dhënave teknike mbi pasuritë e administruara në mes të anëtarëve të BARIN-it. 

Image
Pamje nga takimi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat