ATK ka ngritur kallëzime penale për disa subjekte të lojërave të fatit

Kosova

ATK ka ngritur kallëzime penale për disa subjekte të lojërave të fatit

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 10:16
Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se gjatë aktiviteteve të fundit që kanë zhvilluar inspektoret nga Drejtoria e Lojërave të Fatit, në komunën e Deçanit kanë ngritur edhe kallëzime penale për disa subjekte.

Sipas një komunikate të ATK-së, gjatë një aksioni dy ditësh në këtë komunë,  janë mbyllur tri subjekte të lojërave të fatit, për të cilat janë lëshuar gjoba në vlerë 20,000 euro.

“Po ashtu, në këtë lokacion janë konfiskuar edhe 5 aparate (për veprimtarin e  lojërave te fatit). Inspektoret kanë hasur edhe në lokale të pa identifikuara tek të cilat janë vendosur shiritat e mbylljes. Aksioni në këtë komunë do të vazhdoj edhe më tutje,  në mënyrë që të verifikohen të gjitha lokalet ku dyshohet se janë duke ushtruar veprimtarin e tyre pa licence. Ndërsa, në një aksioni tjetër i cili është zhvilluar me datën 18.09.2017, në Prishtinë konkretisht në lagjen Kalabria janë mbyllur tri lokale, të cilat nuk e kanë respektuar distancën 500 m larg institucioneve edukativo-arsimore, fetare e komunale. Për këto subjekte janë lëshuar gjoba në vlerë 9, 000 euro”, thuhet në komunikatë.

Administrata Tatimore e Kosovës i ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit të respektojnë ligjin, pasi që në të kundërtën do të merren masat konform dispozitave ligjore.

ATK në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat