Bashkim Ramosaj në Deçan shpalos prioritetet e programit qeveritar

Kosova

Bashkim Ramosaj në Deçan shpalos prioritetet e programit qeveritar

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 12:41
Bashkim Ramosaj dhe Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Deçanit nga AAK, Bashkim Ramosaj, shpalosi para kolegëve dhe strukturave të kësaj partie programin qeveritar.

Në këtë takim ishin edhe strukturat e deputet e kësaj partie që i dhanë përkrahje të pa rezervë kandidatit të tyre.

Ndër prioritetet e Ramosajt gjatë mandatit të tij katërvjeçar është ndërtimi i rrugës që lidh Deçanin me Plavën, rregullimi i rrugëve të bjeshkëve të mrekullueshme që i ka Deçani, rregullimi i shtratit të lumit të Deçanit, si dhe rregullimi i qendrës së qytetit, ku pritet që punimet të fillojnë gjatë këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat