Qytetarët e Kosovës kanë marr 158.7 milionë euro kredi për banim

Kosova

Qytetarët e Kosovës kanë marr 158.7 milionë euro kredi për banim

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 14:04
Fehmi Mehmeti

Ushtruesi i Detyrës së Guvernatorit në Bankën Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka folur për gjendjen ekonomike në vend.

Duke vënë theks të veçantë te kreditë, ai ka thënë per ndertitimin se tash për tash nga raportet e fundit vlera e kredive në vend është 2.3 miliardë euro, që ka shënuar një rritje prej 10.1% në periudhë vjetore.

Sipas Guvernatorit Mehmeti, raporti i fundit thotë se kreditë që merren për interes banimi janë në vlerën 158.7 milionë euro, duke shënuar një rritje 14.1% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

E gjitha kjo, sipas tij, tregon që ka besim në banka dhe ka zhvillim ekonomik, ngaqë absorbuesit më të mëdhenj të kredive në lartësinë 70% janë bizneset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat