Moti për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Moti për pesë ditët e ardhshme

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 16:58
ilustrim

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë  ditës së hënë dhe të martën do të shoqërohen me reshje shiu  të intensitetit mesatar.

Një gjendje e tillë e motit do të mbajë edhe në vendet  fqinje, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do ti mbajë vlerat e normales me tendencë të uljes gjatë ditëve në vijim. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat