Mot i vranët e me reshje shiu

Kosova

Mot i vranët e me reshje shiu

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 07:36
ilustrim

Mot i vranët e me reshje shiu Meteorologët parashohin që sot do të kemi një ditë me me vranësira të cilat më të theksuara pritet të jenë në pjesën e parë të ditës, kur mund të ketë edhe reshje shiu.

Temperaturat do të lëvizin në mes 7 e 19 gradë Celsius. Të martën, po ashtu, pritet të mbajë mot me vranësira. Kohë pas kohe do të ketë edhe reshje shiu.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë, ato do të sillën në mes 8 e 20 gradë Celsius. Gjykuar sipas ecurive sinoptike, pjesa më e madhe e javës që po hyjmë do të karakterizohet me mot të vranët.

Periodat me diell do të jenë ca më të rralla, kurse temperaturat do të sillën në mes 5 e 20 gradë Celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat