Hadergjonaj: Sabahatja dhe Isufi, dy luftëtarë që fituan lavdinë e përjetshme

Kosova

Hadergjonaj: Sabahatja dhe Isufi, dy luftëtarë që fituan lavdinë e përjetshme

Nga: Bota sot Më: 25 shtator 2017 Në ora: 09:17
Zbulimi i lapidarit të Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj

Kolonel Fadil Hadergjonaj, në ceremoninë e përurimit të lapidarit të Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt, ka thënë se ata ishin dy luftëtarë të vërtetë që për asnjë moment nuk u ndalën së vepruari, luftuari e punuari për atdhe, liri, duke fituar lavdinë e përjetshme.

Më poshtë fjala e poshtë përshëndetëse në emër të Br. 138 “Agim Ramadani”, Kolonel, Fadil Hadergjonaj

Pejë:

23 Shtator 2017

I nderuari Shef i Shtabit i br. 138 “Agim Ramadani”, tani deputet i Republikës z. Anton Quni, më lejoni që në emrin tuaj, me prezencën e familjeve Haklaj dhe Tolaj dhe familjarëve të tjerë të heronjëve, invalidëve dhe veteranëve të kësaj brigade, të përshëndes të pranishmit në këtë akademi përkujtimore kushtuar bashkëluftëtarëve tonë, policëve të Kosovës Isuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj.

Të nderuar deputet, ministra, udhëheqës komunal, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, të nderuar pjesëmarrës të kësaj akademie përkujtimore.

I vetëdijshëm se me një fjalë rasti për këta kolosë , në kë të akademi është e pamundur të thuhet e tëra sepse vepra e tyre është madhore në shërbim të at’dheut. Do të përpiqem që në sekuenca të shkurtëra të përshkruaj rrugëtimin e tyre nga moment i angazhimit në luftë e deri në vrasjen mizore të tyre.

Qershor 1998

Në veri të Shqipërisë, Sali Çekaj kishte themeluar dhe ngritur bazat e grumbullimit, furnizimit dhe stërvites për luftëtarët e lirisë. Bashkë me strukturat e shtetit Shqiptarë, Ai kishtë arrit të parapërgadiste të gjithë ambijentin dhe planet e nevojshme për shkrirjen e grupeve të armatosura e ngritjen dhe zhvillimin e shpejtë të formacioneve luftarake të cilat do të jenë operative në terriorin e Kosovës.

Këto plane tanimë ishin të harmonizuara dhe koordinuara mirë edhe me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës Kolonelin Ahmet Krasniqi.

Kolonel Krasniqi kishte ngarkuar me detyra konkrete në zbatimin e këtij plani oficerin më të përgaditur të kohës Kolonelin Tahir Zemaj.

Falë shkathtësive komanduese dhe aftësive organizative të Kolonelit Zemaj, autoritetit dhe bagazhit të veprimtarisë së Sali Çekaj, duke ndarë detyra dhe delegu kompetenca tek stafi i tyrë arrinë që brenda një kohe të shkurtër të mobilizoj, strukturoj, pajis e stërvit formacionet e para operative të UÇK të nivelit të brigadës. Pra themelohet brigade 134 e komanduar nga Tahir Zemaj,  bërthamat e br.133 nga Kemajl Shaqiri dhe  br. 131 Rrustem Berisha.

Me 21 Qershorë këto formacine betohen para ministrit të mbrojtjes dhe marrin urdhërin operacional për angazhim luftarak në Kosovë. Këto formacione ishin komponenta më vitale e FARK.

Brenda këtyre formacione ishin edhe shumë eprorë e ushtarë, djem dhe vajza të vendosur e përkushtuar për të luftuar deri në çlirimin e plotë. Ishte edhe Sabahate Tolaj e cila përkundër ngarkesës së madhe të pajisjeve inkurajonte dhe ndihmontë shumë burra të cilët marshimi i mundimshëm i kishte rraskapitur.

Kolona marshon drejt kufirit duke ndërmarr të gjitha masat e sigurisë dhe zbatimin e tyre, duke qen të gatshëm për përballje me armikun në çdo fazë të lëvizjes. Salihu kishte dërguar paraprakish Rrustem Bruqin që të përgadiste terrenin dhe ambijentet e akomodimit për ne. Ai bashkë me Skender Rexhahmetaj, Isuf Haklaj e Xhevdet Sinanin na presin dhe sistemojnë fillimisht në Isniq e më vonë në Prapaqan.

Në prapaqan Isufi do të emërohët komandant i policisë Ushtarakë kurse Sabahatja komandante e logjistikës. Policia përveq operimeve në vija të frontit, vëzhgimeve dhe grumbullimit e përpunimit të informacineve mbi armikun do të kujdesej edhe për sjelljet e ushtarëve që most të tejkalojnë në asnjë moment dhe në çfarëdo situate kompetencat që kan.

Logjistika edhe në kohë paqeje është mjaft komplekse, Sabahatja në kushte e rrethana lufte arrin që luftëtarët tonë edhe në situatat më ekstreme të jenë të veshur, ushqyer, pajisur dhe akomoduar në mënyrën më profesionale.

Këto detyra do ti kryejnë deri në çlirimin e Kosovës. Betejat më të lavdishme gjatë Luftës e sidomos ajo e Loxhes dhe Koshares, suksesi i këtyre betejave është edhe kontributi i jashtëzakonshëm në zbatimin e përpikt të detyrave dhe përgjgjësive të Isufit e Sabahates.

Të nderuar pjesëmarrës.

Isufi e Sabahatja gjatë luftës ishin krahë për krah me tanimë heronjt e Kosovës, ishin bashkë në aktivitete, luftime, po edhe gëzime e pikëllime me Kolonel Ahmetin, kolonel Tahirin, me Agimin, Salihun, Rrustemin, Lumniun, Enverin, Abazin, Gjemajlin dhe shumë heronjë të tjerë. Bashkëluftuan me Rrustemin, Antonin, Musen, Skenderin, e 3000 luftëtarë të tjerë.

Humbjet gjatë luftës nuk na ligshtuan, pikëllimin për të rënët ishte motivim shtesë dhe vendosmëri për luftë të mëtejme, ishte betim për ne se “Aty ku ata derdhen gjakun, këmba e armikut nuk shkelë më”, e mbajtëm këtë betim, e vazhduam luftën deri në fitore. Ishim të vetëdijshëm se lufta këtë e ka, sakrificën deri në më sublimen.

Procesi i transformimit të UÇK në TMK dhe struktura të tjera, të vetëdijshëm se Kosovës tani duhet kontribuar në ngritjen e institucioneve secili aty ku është më i miri dhe më profesionali përfshi edhe fushën e sigurisë, Sabahatja dhe Isufi aplikojnë për të qenë pjesë e Shërbimit Policorë të Kosovës. i nënshtrohet testeve dhe kritereve te kërkuara nga akademia policore, pranohen dhe me sukses e përfundojnë kursin. Fillojnë punën e tyre si pjesëtarë të shërbimit policor të Kosovës. Bazuar në shkathtesitë dhe aftësitë e tyre profesionale, vendosmerinë, përkushtimin dhe ekspertizën e treguar ata shumë shpejt do të bëhen pjesë e sektorit më të ndjeshëm në policinë rajonale të pejës, pra officer hetues të krimeve të rënda.

Ishim të vetëdijshëm se edhe pas lufta ka sfidat dhe sakrificat e veta, ishim të vetëdijshëm se secili dhe kudo duhet të angazhohet e punoj shumë për të rindërtuar e zhvilluar Kosovën dhe institucionat e saja. Se të bashkuar e në partneritët të ngusht e sinqert me aleatët që ndihmuan Çlirimin të bëjmë një Kosovë vërtet të lirë, demokratike,prosperuese, të sigurt ku sundon rendi e ligji, ku secili vlerësohet për punën që bënë në interest ë vendit të vet. Thjesht ishim të përkushtuar se amanetin e dëshmorëve, sakrificën e invalidëve, luftëtarëve dhe tërë popullit duhet formalizuar me shtetin e Kosovës të njohur dhepjesë e të gjitha mekanzmave ndërkombëtare, e barabart me shtetet tjera të rajonit e botës. Kështu e konceptonin edhe Sabahatja e Isufi pasluftën dhe u vunë me tërë pontencialin dhe qenien e tyre në shërbim të kësajn kauze.

Fatkeqësisht element dhe struktura të caktuara nuk menduan sikur ne, nuk menduan sikur Sabahatja, Isufi, Arbeni, Nuk menduan as sikur Ahmeti, Tahiri, Hajdari, Smajli, Drini e shumë luftëtarë e patriot të tjerë të devotshëm, por menduan e vepruan si të pengojnë, neutralizojnë vendosin prita e kryejnë atentate. Kështu vepruan armiqt e këtij vendi.   

Sot po zbulojmë lapidarian e Sabahates dhe Isufit, lapidarian e dy luftëtarëve të vërtetë që për asnjë moment nuk u ndalën së vepruari, luftuari e punuari për atdhe, liri, duke fituar lavdinë e përjetshme.

Ata do të jenë qetë dhe misioni i tyre i përmbushur kur Kosova do të jetë demokratike, me institucione kredibile dhe të forta, e sigurt ku sundon rendi dhe ligji dhe e integruar në strukturat Euro Atlantike. Kurse ne të gjallët obligimin tonë e përmbushim kur të bashkuar dhe vendosur punojmë shumë që misioni i tyrë të përmbushet. Duhet të mobilizohemi bashkë të gjithë që elementët dhe strukturat që përgjakën Kosovën ti demaskojmë dhe sjellim para drejtësisë.

Lavdi jetës dhe veprës së Isufit dhe Sabahates

Faleminderit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat