Blerand Kadriaj premton se do të qeverisë me duar të pastra

Kosova

Blerand Kadriaj premton se do të qeverisë me duar të pastra

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 16:14
Blerand Kadriaj

PDK do të sjellë ndryshimin në Deçan, duke e bërë atë një komunë ekonomikisht të zhvilluar dhe me një perspektive për qytetarët dhe të rinjtë e kësaj komune.

Kështu u tha në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës në Deçan.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, u tha deçanasve se PDK po ua sjell një lider që ka dije e guxim që ta zhvillojë këtë komunë.

Veseli: Deçanit po i sjellim një lider të dijshëm dhe të guximshëm

“Këtij qyteti,  Deçanit liridashës që i ka dhënë shumë lirisë, ne po i sjellim një lider për udhëheqës të komunës. Një lider që ka vendosmëri e guxim, që ka dije e përkushtim, që ta zhvillojë Deçanin tonë, që ta përkrahë agrobiznesin e Deçanit, fermerët e palodhur të Dukagjinit. Të përkrahë arsimin, shëndetësinë dhe infrastrukturën në komunën e Deçanit. Deçani ka një potencial të jashtëzakonshëm të zhvillimit. Ka tokë pjellore dhe bukuri të jashtëzakonshme natyrore, që janë shans për zhvillim të hovshëm ekonomik, agrobiznesit dhe industrisë turistike.  Këtij potenciali natyror i duhet lidership i vendosur. I duhet një njeri që e do Deçanin. Një njeri që ka përvojë dhe dëshirë ta ndryshojë Deçanin e këtë e keni para jush kandidatin tonë Blerand Kadriaj. Edhe një mesazh, i cili është shumë i veçantë. Ne i kemi dhënë Deçanit dhe një mundësi që ta dëshmojë para Kosovës, i kemi dhën ë kryeministrin  e Republikës së Kosovës. Por tash duam  për kryetar të komunës të jetë Berand Kadriajaj kandidati ynë”, tha Veseli.

Ndërsa kryetarja e degës së PDK-së në Deçan, Safete Hadergjonaj, tha se PDK do ta sjellë ndryshimin në Deçan, pasi ka vizion dhe platformë për zhvillimin e komunave. 

Hadergjonaj: PDK do ta sjellë ndryshimin në Deçan

“Qytetarë të dashur, unë sot guximshëm iu them, se duhet të shkëputemi nga administrimi një partiak në komunën tonë, pa transparencë, pa llogaridhënie dhe pa objektiva, për prosperitet dhe zhvillim ekonomik dhe një udhëheqje,  e cila nuk i jep perspektivë qytetarit tonë. Unë sot u them me besim juve bashkëvendësve të mi, se vetëm me PDK-në e udhëhequr nga vizionari Kadri Veseli, i cili ka platformën për zhvillim ekonomik të komunave tona dhe qytetarëve tanë mbi bazën e kësaj platforme, kandidati jonë për kryetar  Blerand Kadriaj do të bëjë ndryshimin e madh në Deçan, me projektin e  tij që ka për zhvillim ekonomik të komunës sonë dhe hapjen e perspektivës për të rinjtë tanë“, tha Hadergjonaj.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj tha se qytetarët e Deçanit, kanë nevojë për një lidership të ri dhe qasje të re,  e cila mund të adresojë suksesshëm të gjitha nevojat e komunës.

Kadriaj: Ne jemi partia e shpresës dhe zhvillimit

“Qytetarët e Deçanit kanë nevojë për zhvillim ekonomik. Kanë nevojë për rritje të punësimit, qeverisje transparente dhe llogaridhënëse.  Unë do të japë maksimumin që komuna e Deçanit të krijojë standard për arsim cilësor. Të krijojë shërbime shëndetësore me kosto minimale që adresojnë nevojat e qytetarëve. Shërbime komunale kualitative. Unë sot ju them të gjithë qytetarëve të komunës së Deçanit,  me besim të madh se po hyj në këtë garë me duar të pasura dhe do të qeveris me duar të pastra. Po hyj në këtë garë si profesionist dhe me përvojë ndërkombëtare dhe vendore, dhe do të qëndroj si profesionist mbi bazën e praktikave më të mira ndërkombëtare dhe mbi bazën e ligjit. Po ju garantoj se do të jem i pa kompromis ndaj vendimeve jo ligjore dhe të pazbatueshme. PDK është forca e ndryshimit. Ne jemi partia e shpresës, optimizmit dhe jemi perspektiva e komunës së Deçanit”, tha Kadriaj.

Ai tha se me ardhjen e tij në krye të kësaj komune, do të marrë hapa të rëndësishëm në krijimin e vendeve të reja të punës,  përkrahje të eksportit të produkteve të prodhuesve të Deçanit, tërheqjen e investimeve të huaja dhe atyre vendore, me qëllim të shndërrimit të kësaj komune në një qendër të turizmit kreativ. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat