Jashari: Skenderaj do t’i japë shembull Prishtinës dhe Tiranës për qeverisje të mirë

Kosova

Jashari: Skenderaj do t’i japë shembull Prishtinës dhe Tiranës për qeverisje të mirë

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 13:42
Bekim Jashari

(E plotësuar) - Komuna e Prishtinës dhe Tiranës do të kenë mundësi të marrin modelin e komunës së Skenderajt për qeverisje të mirë. Këtë e garantoi kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari sot gjatë shpalosje së një aplikacioni digjital për raportimin e problemeve komunale.

Ky projekt i zotuar për këtë komunë është donacion në vlerë prej 100 mijë eurosh nga kompania “CEGIS” nga Prishtina që ka për qëllim shërbimin për transparencën dhe llogaridhënien komunale në Skenderaj, ku do të kenë qasje qytetarët me anë të një aplikacioni digjital t’i raportojnë ankesat e tyre për çdo problem.

Jashari këtë teknologji deklaroi se do ta funksionalizojë qysh në fillim të mandatit të tij si kryetar i Skenderajt.

Jashari: Transparenca dhe llogaridhënia janë të rëndësishme për mua

“Qytetarëve të mi unë ju garantoj se qysh në fillim të mandatit të kryetarit të komunës do ta funksionalizojë këtë teknologji dhe do të përcjell rregullisht të gjitha ankesat dhe incidentet e raportuara, duke përcjell gjithashtu nivelin dhe shpejtësinë e reagimit të zyrtarëve të mi për zgjidhjen e këtyre problemeve. Ju e dini se transparenca dhe llogaridhënia janë jashtëzakonisht të rëndësishme për mua”, tha Jashari.

I biri familjes Jashari garantoi se ankesat e qytetarëve pas raportimit në këtë aplikacion do të shqyrtohen nga ana e komunës në mënyrën më të shpejtë të mundshme.

Jashari: Do t’i japim mësim Prishtinës për qeverisje të mirë

“Jam shumë i lumtur që sot falë teknologjisë moderne kemi mundësi që prej Skenderajt t’i japim shembull edhe Prishtinës, por pse jo edhe Tiranës për qeverisje të mirë ashtu siç kemi dhënë shembull për gjëra tjera në historinë dhe të kaluarën tonë. Mirëpres prezencën e mediave këtu dhe shoqërisë civile, duke qenë se pikërisht ju do të keni qasje periodike të garantuar me të dhënat e raportimit të ankesave të qytetarëve, si dhe në të dhënat kohës dhe mënyrës së reagimit te komunës nën drejtimin tim”, tha Jashari. 

Pronari i kompanisë “CEGIS” Gazmend Gashi, ka shpalosur aplikacionin e raportimit për problemet komunale, i cili tha se fillimisht e kanë zhvilluar aplikacionin për qëllime komerciale dhe qëllimi i tij është të shitet nëpër komuna tjera dhe ka përfitime të mëdha prej tij, por duke ditur se qëllimi i Bekim Jasharit është i drejtpërdrejtë për t’i ndihmuar qytetarëve, kanë vendosur që këtë aplikacion t’ia japin falas komunës së Skenderajt.

Ai tha se aplikacioni është në platformën Android dhe ka formën e lehtë për instalim nga ana e qytetarëve  dhe do të kenë mundësi të raportojnë për të gjitha problemet. 

Gashi: Qytetarët do të kenë mundësi të raportojnë të gjitha problemet

“Aplikacioni përdoret për raportimin e problemeve ku qytetarët do të kenë mundësi të raportojnë të gjitha problemet për rrugë, ujë, kanalizim apo ndërtime pa leje dhe gjëra të tjera. Është ndërtuar në platformën Android për qytetarin është aplikacioni mobil, i cili përdoret për raportim, ndërsa komuna e ka pjesën tjetër për monitorim të aplikacionit”, ka thënë Gashi. 

Ndërsa, memorandumi i bashkëpunimit të arritur ndërmjet Jasharit dhe Gashit do të zyrtarizohet pas zgjedhjeve komunale. 

Jashari: Llogaridhënia dhe transparenca me aplikacion digjital

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari sot ka mbajtur një konferencë për medie, ku tregoi për një donacion në vlerë 100 mijë euro që do t’i shërbejë komunës të cilët pretendon ta drejtoj pas 22 tetorit.

Ai bëri me dije  se ky donacion do të shërbejë për transparencën dhe llogaridhënien komunale në Skenderaj, ku do të kenë qasje qytetarët me një aplikacion digjital.

“Sot jemi mbledhur për ta dhënë një lajm të ri për qytetarët e Skenderajt me një aplikacion teknologjik në vlerë prej 100 mijë euro (donacion)për transparencën dhe llogaridhënien komunale”, tha Jashari.

Ai premtoi se posa ta merr detyrën do ta instalojë këtë teknologji për zgjidhjen e problemeve.

"Transparenca dhe llogaridhënia është detyrë parësore për mua. Andaj këtë model duhet ta marrin edhe komunat tjera ashtu siç kemi ditur të japim për kombin tonë .  Qeverisjen time mund ta matni me numra dhe me gjëra konkrete", tha Jashari.

Gazmend Gashi pronar i kompanisë CEGIS Prishtinë, ka shpalosur aplikacionin e raportimit për problemet komunale sipas të cilit ky aplikacion sjell përfitime të mëdha për kompaninë, por këtë rast ky aplikacion do të shërbej pa pagesë për kryetarin e ardhshëm Bekim Jashari.

Ky aplikacion sipas tij është Android dhe ka qasje të lehtë për instalim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat