Ismaili apelon: Prindër, vaksinojini fëmijët! - Bota Sot
Ismaili apelon: Prindër, vaksinojini fëmijët!

Kosova

E shtunë, 21 tetor 2017

Ismaili apelon: Prindër, vaksinojini fëmijët!

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 18:32
Uran Ismaili

Pas rastit tragjik të vdekjes së vajzës së vogël Rabije Kasumi si pasojë e sëmundjes së fruthit, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë në Info Lokale, se duhet të rritet vetëdijesimi rreth vaksinimit të foshnjave në kohë të duhur.

Ismaili e ka ngushëlluar familjen Kasumi dhe ka potencuar se vaksinat janë të siguruara prandaj ato fëmijët duhet të vaksinohen për t’i ikur rrezikut dhe përsëritjeve të rasteve të tilla.

“Ne duhet të fokusohemi në atë se çfarë mund të bëjmë për t’i parandaluar sëmundjet. Është e domosdoshme që të bëjmë një fushatë vetëdijesimi për vaksinim”.

“Fokusi ynë edhe si shoqëri, edhe si punëtorë shëndetësorë, është ta ngrisim vetëdijesimin për rëndësinë e vaksinimit, sepse është masa e vetme parandaluese që të mos ketë më raste të tilla ”.

“Të gjitha rastet që tani kanë gjendje më të keqe janë në mungesë të vaksinimit. Rastet që kanë pasur vaksinim nuk kanë pasur probleme. Të gjithët prindërit duhet t’i dërgojnë fëmijët për vaksinim”.

“Apelojmë tek të gjithë prindërit t’i dërgojnë fëmijët për vaksinim. Në strategjinë e re që jemi duke e përpiluar është projektuar edhe çështja e komunikimit më të mirë për këtë çështje”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test