Kandidati i LDK-së për Kamenicën: “Begzad Sinani ka rrejt shumë”

Kosova

Kandidati i LDK-së për Kamenicën: “Begzad Sinani ka rrejt shumë”

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 21:19
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli, e ka quajtur gënjeshtar kryetarin aktual të komunës që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Begzad Sinani.

Përkundër se Sinani nuk është më kandidat për kryetar komune, Surdulli s’ka lënë pa e përmendur atë dhe për ta kritikuar, siç ka bërë gjashtë gjithë mandatit të Sinanit si kryetar.

“Ka qenë një person qesharak, ka bërë premtim të kota dhe ka rrejt shumë”, ka deklaruar Surdulli në Magazinën Lokale.

Sa u përket kandidatëve të tjerë për kryetar të Kamenicës, Surdulli deklaroi se “kandidatët e rinj nuk po ma mbushin syrin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat