Hyseni: Me qeverisjen time do plotësohen nevojat e juaja

Kosova

Hyseni: Me qeverisjen time do plotësohen nevojat e juaja

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 17:13

Kandidati nga Partia Demokratike për Podujevë, Hajredin Hyseni sot ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes së Brecalive në Podujevë.

Ai ka thënë se kërkesat dhe nevojat e banorëve të kësaj lagje ishin të arsyeshme dhe të  realizueshme, ku njëherit u ka premtuat se do të punojnë për nevojat e tyre, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë:

Takim në Lagjen e Brecalive, Podujevë

Përkrahja për projektin tim programor për Podujevën vazhdon gjithandej në Komunë. Në vazhdim të takimeve me qytetarët për bashkëbisedimin dhe shtjellimin e vizionit për qeverisjen e ardhshme lokale, ishte kënaqësi të jem së bashku me kandidatin për Asamble z. Burim Hasani, në Lagjen e Brecalive të Podujevës.

Kërkesat dhe nevojat e tyre ishin të qarta, të realizueshme dhe mjaft të arsyeshme. Unë i sigurova ata se në qeverisjen time, trajtimi i nevojave të tyre dhe gjithë qytetarëve tjerë, do të jenë udhërrëfyes për punën time.

Me respekt,

HH

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat