Jashari premton mbështetje për gratë

Kosova

Jashari premton mbështetje për gratë

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 16:57
Bekim Jashari

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati i pavarur për kryetar të Skënderajt Bekim Jashari, ka takuar gratë e këtij qyteti, ku ka biseduar me to.

Jashari tha se gruaja shqiptare e në veçanti gruaja drenicase ashtu siç diti me shekuj të rritë burra të pendës dhe luftës ashtu do të dijë të ndërtojë këtë vend. Jashari ri përsëriti se qytetarët kërkuan nga ai që të kandidojë, madje ky ishte vendimi më i vështirë për të dhe familjen e tij qe nga paslufta.

Por tha se që nga fillimi i fushatës ka parë vullnet tek qytetarët që e kanë bërë atë ndihet mirë me vendimi e tij.

Jashari tha se do të punoj ngushte me gratë pasi zoti i ka falur si burrat ashtu edhe gratë të barabartë.

Ai premtoi se përfaqësimi i femrave në komunë të kalojë 30 përqind. Jashari tha se prioritet kryesor është arsimi.

Jashari po ashtu tha se do ta kompletojnë Spitalin e Skenderajt i cili u përurua këtë vit, me aparaturë adekuate që qytetarët mos të shkojnë në Mitrovicë apo Prishtinë për raste jo urgjente.

Zhvillimi ekonomik tha ai do të jetë një prioritet tjetër për rritur punësimin e rinisë. Jashari tha se sot gjatë fushatës është lënduar shumë kur ka vizituar një qendër për gjuhë të huaja kur ka parë gra e vajza të reja duke mësuar gjuhën gjermane për të shkuar jashtë vendit.

Madje theksoi se kjo i është dukur sikurse në vitet e 90-ta. Prandaj tha se zhvillimin ekonomik do ta ketë prioritet të veçantë që rinia dhe gjithë të shohin perspektivën në Skenderaj. Ai ka kërkuar nga gratë drenicase që pas 22 tetorit ta ngrisin zërin sikurse burrat sepse do ta kenë mbështetjen e tij. Po ashtu janë prezantuar kandidatet femra për asamblenë komunale të Skenderajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat