Limaj: Isa Xhemajlaj, kryetari i duhur për Drenasin

Kosova

Limaj: Isa Xhemajlaj, kryetari i duhur për Drenasin

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 14:34
Pamje nga tubimi

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia që ai drejton ia ka ofruar qytetarëve të Drenasit kandidatin më të mirë në zgjedhjet e 22 tetorit.

Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se oferta e Nisma për Drenas është ajo, e cila u duhet qytetarëve të kësaj komune.

“Ndryshimi i filluar në fund të vitit të kaluar, duhet të kulmoj në këto zgjedhje. Intelektualët e Drenasit po i bashkohen Nismës për Kosovën dhe kjo dëshmon se jemi në rrugë të drejtë. Koncepti ynë është me bashku njerëz dhe jo më i nda. Në takimin e mbrëmshëm më banorët e fshatit Korroticë theksova se koncepti socialdemokrat është ai i cili i duhet më së shumti Drenasit. Prandaj votojeni Nismën dhe numrin 31”, shkruan Limaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat