Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 20:29
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme temperaturat do të lëvizin nga minimalja 3 gradë Celsius deri në maksimum 23 gradë.

“Edhe java e ardhshme parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 5m/s”, njofton IHMK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat