Zyba premton ndryshim rrënjësor në Suharekë

Kosova

Zyba premton ndryshim rrënjësor në Suharekë

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 12:19
Sali Zyba

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Suharekës, Sali Zyba ka deklaruar se do të sjellë ndryshime rrënjësore në qeverisje duke i vënë interesat e qytetarëve si prioritet kryesor.

Sali Zyba gjatë një interviste për KosovaPress është zotuar se si kryetar do të ketë bashkëpunim të ngushtë me bashkëqytetarët e tij.

Ai po ashtu tha se prioritetet e tij do të vijnë nga qytetarët, e jo nga pushteti siç kanë qenë deri më tani në këtë qytet.

Zyba: Do të kemi bashkëpunim të ngushtë me qytetarët

“Me qenë se  Lëvizja Vetëvendosje e konsideron llogaridhënien dhe transparencën si parakusht për  qeverisje të mirë, kjo i ka munguar deri tash komunës tonë, i ka munguar qytetarëve tonë andaj zotohemi si Lëvizje Vetëvendosje se do të kemi bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, do të kemi prioritetet e ardhura nga qytetarët, e jo nga pushteti dhe përfitimet sikurse që kanë qenë deri më tash po do të bashkë qeverisim për prioritetet të cilat do t’i vendosin qytetarët”, tha Zyba.

 Udhëheqja e tij, siq tha Zyba do të bëjë një ndryshim rrënjësor në  Suharekë, sepse  është bërë pjesë e kësaj gare për interesat e qytetarëve,  e jo për të  ndryshuar individët që kanë dështuar në qeverisje të këtij qyteti.

Zyba: Qeverisja e ardhshme do ketë ndryshim rrënjësor

“Qeverisja e ardhshme do të ketë ndryshim rrënjësor, nuk kemi hyrë ne për hir të ndryshimit të individit apo të subjektit të dështuar deri tash në qeverisje, por për hir të interesave të qytetarëve për një ndryshim rrënjësor.  Q nënkupton komplet qeverisjen do ta ndryshojmë si format, do ta ndryshojmë si formë e qeverisjes së deri tashme, e në këtë rast i paraprinë lista për asamble komunale, listë e cila është edhe gjithë përfshirëse por është e përzgjedhur përmes adresës që kanë pasur qytetarët  për mundësitë për ndryshim dhe kjo adresë ka qenë Lëvizja Vetëvendosje”, tha Zyba.

Në programin e tij qeverisës kandidati i Vetëvendosje i ka paraparë 20 prioritetet kryesore për të cilat zotohet se do t’i realizojë gjatë mandatit të parë qeverisës.

Si prioritet të parë ai ka vendosur mundësinë e krijimit të kushteve për zhvillim ekonomik, përkatësisht zhvillimin e për  bujqësi përmes subvencioneve.

Zyba: Prioriteti ynë subvencionimi i bujqësisë

“Janë 20 pika për të cilat fillon me buxhetin për subvencione sepse është një mundësi e komunës të orientoj mirë buxhetin tu pas për bazë që dhe komuna jonë shumicë  kryesisht ka bujqësinë prioritet ose si mundësi edhe për zhvillim ekonomik edhe për mirëqenie familjare, andaj kemi qitur si pikë të parë mundësinë e mundësinë e krijimit të kushteve përmes subvencioneve për kushtet në bujqësi”, tha ai.

Prioritet tjetër i qeverisjes së tij është edhe mundësia për krijimin e tregut për prodhuesit vendor.

Pretendeti për Suharekën nga Lëvizja Vetëvendosje për infrastrukturën rrugore ka në plan ta ndryshojnë qasjen duke investuar vetëm në zonat ku ka nevojë për asfaltim të rrugëve, troture dhe ndriqim publik i cili i ka munguar kësaj komune.

Ndërkaq, për qytetin e Suharekës synim tjetër  ka edhe ndryshimet në administratë duke ofruar shërbime digjitale dhe duke vendosur e-kioskun për qytetarët  i cili do të jetë në shërbim të tyre 24 orë.

Zyba: Administratën do e ndryshojmë rrënjësisht

“Administratën do ta ndryshojmë rrënjësisht, administrata sot është e ngujime e ngulfatun me një shërbim të koncentruar në komunën tonë, këto ndryshime vijnë me ndryshimin e qasjes përmes menaxhimit të mirëfilltë për të cilën është lehtë e ndryshueshme, është modeli i komunës së Prishtinës për të cilën do ta marrim jo vetëm për administratën por për shumicën e investimeve që janë bërë në komunën e Prishtinës, do të ketë shërbim të digjitalizuar me qenë se komuna jonë ka qenë ndër komunat e para që ka përfituar prej një ndihme të jashtme për me i krijuar këto shërbime digjitale, janë të instaluar pajisjet ndërsa do të vendosim E-kioskun në shërbim për qytetarët 24 orë”, tha Zyba.

Si pretendent për të parin e Suharekës, Sali Zyba ka në plan edhe shtrirjen e administratës në bashkësitë lokale të komunës së Suharekës me qëllim që shërbimet të jenë më afër qytetarëve.

Ai po ashtu ndryshim të shpejtë premton edhe në sektorin e arsimit duke filluar me vendosjen e rafteve për të vendosur çantat e nxënësve, shujta ditore, ndërtimin e disa çerdheve si dhe kontrolla sistematike mjekësore për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.

Qysh në vitin e parë Zyba premton se do të merret me zgjidhjen e problemit të ujit të  pijshëm dhe më pas do të krijojnë impiantin për ujërat e zeza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat