Sali Zyba nis vizitat në lagje dhe fshatrat e Therandës

Kosova

Sali Zyba nis vizitat në lagje dhe fshatrat e Therandës

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 13:15
Sali Zyba

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Therandës, Sali Zyba ka njoftuar se së bashku me kandidatë për Kuvend Komunal dhe aktivistë të Lëvizjes kanë filluar vizitat e shkurtra nëpër fshatrat dhe lagjet e Therandës.

Zyba ka thënë se nëpër këto vizita do të bashkëbisedojnë me qytetarët e kësaj komune për propozimet e zotimet e tyre. 

“Në fillim të kësaj lëvizje do të vizitojmë fshatin Gjinoc, Greikoc, Sallagrazhdë, Mushtisht, Vraniq, Bukosh, Sopijë për tu rikthyer më pas në Therandë. Ditëve në vijim do të vazhdojmë me fshatrat e tjerë”, ka shkruar ai në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat