Ky është moti për këtë javë

Kosova

Ky është moti për këtë javë

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 08:28
Foto ilustruese

Insitituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe këtë javë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 5m/s”, njofton IHMK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat