Veliu: Lidhja nuk është askund më e fuqishme se në Podujevë

Kosova

Veliu: Lidhja nuk është askund më e fuqishme se në Podujevë

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 12:36
Agim Veliu

Kandidati i LDK-së edhe për një mandat në krye të Podujevës, Agim Veliu ka thënë sot në tubimin përmbyllës të partisë se LDK-ja është lidhje e njerëzve të të gjithë vendit.

Ai ka theksuar se kjo lidhje askund nuk është më e fuqishme se në Podujevë.

“Podujevën të gjithë e kanë quajtur bastion të LDK-së prandaj të gjithë janë turrur drejt saj, askund në Kosovë lidhja nuk është më e fuqishme, prandaj askush më shumë nuk përballet me sulme. Po ua përkujtoj oponentëve të shtetit se Podujeva është bastion i lirisë, kulturës, i demokracisë”, ka thënë Veliu.

Sipas tij, Podujeva është kufiri verior i Kosovës me Serbinë dhe ky bastion nuk humbet kurrë.

“Ky qytet është lidhja mes nesh dhe askush nuk mund ta thyej këtë lidhje. Këtu ka pasur lidhje speciale presidenti historik, Ibrahim Rugova, që të tjerët e kanë shikuar me xhelozi”, ka shtuar Veliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat