Kurti në Viti: 2017-ta, vit i Vetëvendosjes

Kosova

Kurti në Viti: 2017-ta, vit i Vetëvendosjes

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 13:09
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

(E plotësuar) - Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin elektoral në Viti, ka kërkuar votën e qytetarëve të kësaj komune, për kandidatin e këtij subjekti partiak Sali Salihun.

Duke hedhur kritika ndaj qeverisjes së kaluar komunale në Viti, Albin Kurti konsideron se kandidati i tyre do jetë fitues i zgjedhjeve të 22 qershorit, ndërsa me këtë fitore sipas tij lind dhe demokracia në vend.

”Vitia është komunë e njerëzve të punës e të tokës. Paqes së mirëqenë e bashkëjetesës fetare”.

”Demokracia lind aty ku ka Vetëvendosje, Demokracia ndodhë atëherë kur ka Vetëvendosje. Kur dhe ku fiton Vetëvendosje, fiton shqiptaria e përfundon papunësia”.

”Profesor Salihu është një shkencëtar, është i paanshëm e e tillë do jetë edhe Komuna e Vitisë, e paanshme. Fiton Vitia, fiton Vetëvendosje. Salihu kryetar e të tjerë le të shkojnë te shpia. Le të shkojnë te shpia se ju e dini që para 10 vjetëve e kanë qit prej shpisë”.

”Nxjerreni jashtë atë që është në komunë e bëjeni kryetar Salih Salihun, sepse është njeri i mençur e punëtor”, iu është drejtuar Kurti, vitiasve.

Si përfundim, Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se viti 2017 është viti i Salih Salihut, viti i Vetëvendosjes.

”Viti 2017 -të, vit i Vetëvendosjes, vit i Salih Salihut”.

Image

Salih Salihu: 20 zotimet tona do të sjelliin drejtësi, barazi e mirëqenie në Viti

Në tubimin zgjedhor të mbajtur në Viti, kandidati Salih Salihu ka rikujtuar se në këtë komunë VETËVENDOSJE! doli forca në zgjedhjet e fundit nacionale, dhe se që nga atëherë përkrahja është rritur edhe më shumë.

“Bashkë me kandidatët për Asamble dhe aktivistët e palodhshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! jemi përkushtuar që të forcojmë kontratën me qytetarët e Vitisë, për të ndërtuar qeverisjen e re,të përgjegjshme, efikase dhe llogaridhënëse, që do shënojë fundin e mendësisë së deritanishme primitive, të bazuar në interesa individuale e klanore”, ka thënë Salihu në tubimin përmbyllës të fushatës në Viti.

Salihu ka përmendur lënien anash të Vitisë nga qeveria qendrore e degradimin nga qeverisjet lokale. Ai ka thënë se Vitisë i duhet zhvillimi e mirëqenie, prandaj ajo ka nevojë për qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s.

Gjatë fjalës së tij, ai ka prezantuar 20 zotimet e tij për Vitinë. Shujtat falas për nxënës të shkollës fillore, punësimet me kritet, uii i pijshëm, çerdhet e reja, shërbimet cilësore në shëndetësi, mbështetja e prodhuesve vendor, zgjerimi i hapësirave të gjelbërta, administrata transparente, kanë qenë disa nga zotimet e shpalosura.

“Këto janë zotimet tona, për të cilat sot jemi para jush që ta japim betimin se ato do të përmbushen.  Këto janë përgjigjiet për dështimet e qeverisjeve të deritanishme, që për 18 vjet nuk ofruan zgjidhje. Ata nuk po zgjedhin mjete për të provuar që të na mashtrojnë, thyejnë, blejnë e nënshtrojnë. Nuk ja kanë dalur e nuk do t’ia dalin asnjëherë. Sepse ne jemi komuniteti injerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Sepse VETËVENDOSJE! është ndryshe, e drejtë dhe e pa thyeshme”, ka thënë po ashtu Salihu, duke porositur bashkëqytetarët e tij që të votojnë numrin 10.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat