Në prag të zgjedhjeve, braktis Fatmir Limajn e shkon tek Kadri Veseli

Kosova

Në prag të zgjedhjeve, braktis Fatmir Limajn e shkon tek Kadri Veseli

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 19:32
Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj

Zgjedhjet lokale që priten të mbahen ditën e diel, më 22 tetor, tashmë kanë mbledhur pothuajse të gjithë kandidatët për kuvende komunale.

Ndërsa Nisma për Kosovën, dega në Klinë, ka mbetur pa një kandidat për anëtar të Kuvendit, pasi qe Veton Musaj nga fshati Zabergjë e Klinës, ka braktisur partine e vet dhe i është bashkuar PDK-së në Klinë. Musaj, sot, zyrtarisht ka aderuar në PDK dhe ka pranuar librezën partiake të cilën ja ka dorëzuar kryetari i degës së PDK-së në Klinë, kandidat për kryetar komune Sokol Bashota.

Image
Sokol Bashota dhe Veton Musaj

Mirëseardhje Musajt në PDK, i kanë dëshiruar kryetari degës Sokol Bashota dhe drejtori i Shtabit Zgjedhor të degës së PDK-së Ramush Agushi. “ Është një guxim intelektual, rreshtimi juaj në PDK, është i drejte. Në PDK u jepet mundësi veprimi të gjithë atyre që dëshirojnë të jenë pjesë e vizionit dhe programit tonë. Sot po i bashkohesh një force të fitores. PDK-ja ka një dinamike të madhe të punës dhe të jam mirënjohës për këtë aderim dhe bashkërisht do të rrugëtojmë drejtë fitores.

Të çmoj për guximin intelektual. Nga sot e ke mbështetjen e PDK-së e cila dita ditës po rritet dhe po gjen gjithnjë e me shumë përkrahje të qytetarët”, ka thënë me këtë rast Bashota. I sapoardhuri në PDK, Veton Musaj, kandidat i Nismës për Kosovën për asamble në Klinë, është shprehur se sot po vij në shtëpinë që është dashur të jem që nga fillimi, tre vite me parë. “ U ktheva aty ku duhet për të mbështetur kryetarin Sokol Bashota për fitoren e radhës në zgjedhjet e 22 tetorit. Kjo, duke u bazuar në punën e mirë që ka bërë z. Bashota dhe ekipi i tij”, u shpreh Musaj. Ditë me parë në PDK është rikthyer edhe Shkelzim Berisha i cili ishte kandidat për Kuvend i Lëvizjes “ VETËVENDOSJE” në Klinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat