Buja: Nisma për Kosovën po ecën shpejt drejt fitoreve të reja

Kosova

Buja: Nisma për Kosovën po ecën shpejt drejt fitoreve të reja

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 18:27
Shukri Buja

Anëtari i kryesisë së Nisma-s për Kosovën, Shukri Buja, gjatë përmbylljes së fushatës sot në Mitrovicë, u shpreh të jetë i emocionuar që ndodhet në këtë qytet, të cilën e quajti Mitrovicë të qëndresës, heroike, të përpjekjeve dhe Mitrovicë të cilës siç u shpreh, nuk iu nda gazepi kurrë.

Sipas tij, Nisma për Kosovën ka nisur ngadalë, sigurt dhe po ecën shpejt drejt konsolidimit të radhëve të veta, drejt fitoreve të reja, duke u konsoliduar edhe në Asamblenë Komunale të Mitrovicës së bashku me Qazim Shalën kryetar të saj.

Buja: Nisma po konsolidon radhët e veta

“Jam i emocionuar sot në Mitrovicë, sepse po vij në Mitrovicën e qëndresës, Mitrovicën heroike, të përpjekjeve, në Mitrovicën që s’ju nda gazepi kurrë. Nisma për Kosovën ka nisur ngadalë, sigurt dhe po ecën shpejt drejt konsolidimit të radhëve të veta, drejt fitoreve të reja. Sot jemi nisur me pak veta, jemi zgjeruar, konsoliduar, jemi shtrirë në gjithë Kosovën, dhe ngadalë po ecim drejt konsolidimit dhe futjes në çdo asamble komunale dhe besoj shumë se me këta njerëz këtu, ne edhe në Mitrovicë do të jemi pjesë e asamblesë dhe do ta kemi kryetarin Shala”, ka thënë Buja.

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga Nisma, Qazim Shala, tha se është i gatshëm të marrë përgjegjësi të reja për Mitrovicën, dhe se për këtë e ka dijen, guximin dhe vullnetin.

Shala: Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë e reja për Mitrovicën

“Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë e reja për Mitrovicën dhe të vazhdojmë me ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët e saj. Unë do të punoj me besnikëri për t’i shërbyer mirë qytetarëve të këtij qyteti. E kam dijen, përvojën, guximin dhe vullnetin për të çuar Mitrovicën përpara”, theksoi Shala.

Gjatë këtij tubimi u prezantuan edhe kandidatët për asamblenë komunale të Mitrovicës nga radhët e këtij subjekti politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat