Dikush në emër të Rufki Sumës kërkon vota në këmbim të parave dhe ushqimit

Kosova

Dikush në emër të Rufki Sumës kërkon vota në këmbim të parave dhe ushqimit

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 08:30
Rufki Suma

Një parregullësi është hasur qysh në orët e para të mëngjesit në Han të Elezit.

Raportohet se dikush në emër të kryetarit dhe kandidatit edhe për një mandat, Rufki Sumës ka kërkuar nga qytetarët vota, në këmbim të parave dhe ushqimit.

‘’Disa persona kanë shpërndarë para dhe ushqim në këmbim të votës.’’, thuhet nga gazetari i terrenit.

Lidhur me këtë, Rufki Suma ka thënë se e ka paraqitur në polici këtë rast duke theksuar se  kundërshtarët e tij  e kanë përgatitur .

Ndërkohë, zëdhënësi për rajonin e Ferizajt,  Baki Shabani ka thënë se është paraqitur një rast i tillë, por nuk ka pasur elemente të veprës penale.

‘’Nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me këtë rast.’’, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat