Vdes fëmija 2-vjeçar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK

Kosova

Vdes fëmija 2-vjeçar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 11:59
QKUK

Një fëmijë i moshës 2-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë pas mesnate në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. Fëmija ishte operuar disa herë në Zvicër, por operacionet kanë qenë të pasuksesshme. Rasti është cilësuar si 'vdekje e dyshimtë', nga ana e hetuesisë.

Fëmija i lindur në vitin 2015, ka qenë i shtrirë në Klinikën Intensive që nga data 6 e këtij muaji dhe mbrëmë pas orës 2 pas mesnate ai ka ndërruar jetë

Doktoresha e kësaj klinike, Mërgime Haxhirexha, ka treguar rreth gjendjes së 2-vjeçarit. Ajo tregoi se fëmija kishte probleme me veshka si dhe shumë anomali të tjera.

“Fëmija ka pasur shumë anomali. Ai është mjekuar në Zvicër dhe është bërë dy-tri herë operacion. Ka pasur probleme me veshka. I ka pasur disa anomali të traktit gastrointestinal. I ka pasur 2-3 operacione të pasuksesshme ne Zvicër dhe probleme me veshkë. Në Klinikën tonë është pranuar mn datën 6. Pas mesnatës  fëmija ka ndërruar jetë”, deklaroi Haxhirexha.

E kjo vdekje po cilësohet si e dyshimtë nga ana e organeve të hetuesisë. Rasti tashmë është lajmëruar në polici. Këtë informatë e ka dhënë për Express, zëdhënësja në policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
 
“Është hap një rast ‘vdekje e dyshimtë’. Rreth orës 02:00 të mëngjesit në stacionin policor Jugu është hap një rast vdekje e dyshuar. Bëhet fjalë për një fëmijë që ndodhej në repartin e pediatrisë. Trupi është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat