Aksion pastrimi në Suharekë

Kosova

Aksion pastrimi në Suharekë

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 08:09
Ilustrim

Sot organizohet aksion pastrimi në Suharekë, në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Vullnetarë të shumtë të Let’s Do It Kosova në bashkëpunim me këtë kompani do të nisin aksionin në orën 11:00. Aksioni fillon nga qendra e qytetit të Suharekës, saktësisht tek ‘Ura e madhe’, prej ku do të fillohet me pastrimin e brigjeve të lumit, për të vazhduar tutje tek lokacioni ‘Qafë t’Duhlës’.

Kompania ‘Kawa Group’ do të ofrojë makinerinë e saj për largimin e mbeturinave, të cilat do të grumbullohen gjatë aksionit të nesërm.

Në aksionin e sotëm, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe kandidatët për kryetar të kësaj komune, që do të përballen në balotazhin e 19 nëntorit – Bali Muharremaj nga AAK dhe Sali Asllanaj nga LDK.

Ndërsa, Let’s Do It Kosova në aksionin e sotëm e ka ftuar edhe ministren e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj. 

Përmes këtij njoftimi, Let’s Do It Kosova iu bën thirrje qytetarëve që në mënyrë masive të marrin pjesë në këtë aksion dhe të ofrojnë ndihmën e tyre për largimin e mbeturinave të shumta nga ky lokacion.

Po ashtu, Let’s Do It Kosova u bën thirrje medieve që të përcjellin aktivitetin e nesërm, dhe në këtë mënyrë të ndikojnë në vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e mjedisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat