Bytyqi: Krijimi i kushteve të mira për mësim, obligim i MASHT-it

Kosova

Bytyqi: Krijimi i kushteve të mira për mësim, obligim i MASHT-it

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 14:19
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se ministria që ai drejton do të kërkojë mbështetje nga faktorët vendorë dhe ndërkombëtarë, për krijimin e kushteve për zhvillim të procesit mësimor konform standardeve bashkëkohore.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite që i bëri Shkollës së Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë të Malishevës, e cila është pajisur me inventar të ri shkollor.

Ministri Bytyqi me këtë rast është shprehur, se është obligim i MASHT-it të ofrojë kushte të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore dhe se këto pajisje janë motiv shtesë për nxënësit.

Në fund, duke uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për pajisjet e reja, ministri Bytyqi u shpreh se tashmë është përgjegjësi e tyre të kenë kujdes në mirëmbajtjen e pajisjeve, për faktin se një gjë e tillë do t’i bënte të ndjehen motivues për mësim cilësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat