Veseli: Malishevasve u është kthyer shpresa, sepse po rikthehet qeverisja e PDK-së

Kosova

Veseli: Malishevasve u është kthyer shpresa, sepse po rikthehet qeverisja e PDK-së

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 15:21
Pamje nga tubimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një tubim elektoral në Carallukë të Malishevës, ka thënë se në Malishevë po kthehet shpresa.

Ai ka thënë se për katër vjet në Malishevë është krijuar një praktikë e keqe, duke i larguar njerëzit nga puna për shkak të bindjeve politike.

“PDK po kthehet për ta ndryshuar Malishevën, për t’i hapur perspektivë zhvillimit dhe për t’i dhënë qeverisje të mirë, po kthehet me Mursel Gashin, kryetarin e ri”, ka thënë Veseli.

“Arsimtarët, mjekët e shërbyesit civilë të Malishevës janë përballë me diskriminimin partiak, ndërsa fermerët e sipërmarrësit me presione të paligjshme korruptive. Është ngulfat iniciativa e lirë ekonomike. Prandaj, sot jemi në Malishevë për të dhënë lajmin e madh: Ne po kthehemi të bashkuar dhe me fitore”, ka thënë Veseli.

“Mursel Gashi do të jetë kryetari i të gjithëve pa dallime partiake. Do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë. Askush nuk do të ndihet i rrezikuar në vendin e punës për shkak të bindjeve politike. Ne nuk do të largojmë njerëz nga puna, por do të hapim vende të reja të punës për të rinjtë e të rejat e Malishevës”, ka thënë Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat