Paraburgim të dyshuarve për shpërndarje të ushqimit për vota

Kosova

Paraburgim të dyshuarve për shpërndarje të ushqimit për vota

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Dy personave që dyshohen se ofruan ushqim për vota në Gjakovë u është caktuar paraburgimi.

Gjykata Themelore në Gjakovë caktoi paraburgimin prej një muaji ndaj dy të dyshuarve Xhemajl Radosta dhe Adriatik Pulani që u arrestuan dje nga policia për “dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Në seancën dëgjimore të mbajtur sot para gjyqtarit të procedurës paraprake, prokurori Ali Uka ka kërkuar masën e paraburgimit për dy të dyshuarit.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale ‘dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’ pasi që më 16 nëntor dyshohen të kenë organizuar shpërndarjen e gjësendeve ushqimore pjesëtarëve të komunitetit RAE…”, thuhet mes tjerash në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, raporton kallxo.

Gjykata pas seancës dëgjimore ka caktuar masën e paraburgimit për dy të dyshuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat