50 pacientë të infektuar nga epidemia e fruthit

Kosova

50 pacientë të infektuar nga epidemia e fruthit

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 21:50
Ilustrim

Numri i pacientëve të infektuar nga epidemia e fruthit ka shënuar rënie, megjithatë ende po regjistrohen raste të reja.

Aktualisht janë 50 pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK.

Doktorët sqarojnë se kjo epidemi erdhi si pasojë e mos vaksinimit të fëmijëve, ndërsa apelojnë te prindërit që të imunizojnë fëmijët kundër fruthit.

Katër nga pacientët janë në gjendje të rëndë, kështu tha drejtori Hamdi Ramadani për televizionin publik, derisa bëri të ditur se kjo epidemi po shënon rënie graduale.

Ramadani sqaroi se kjo epidemi u përhap si pasojë e mos vaksinimit të fëmijëve, ku numri më i madh i të infektuarve i takon grup moshave të vogla.

Nga fundi i qershorit deri tani janë regjistruar 800 pacientë të infektuar nga fruthi, ndërsa mbi katërqind janë trajtuar në Infektivë, kurse dy nga këto raste kanë përfunduar me fatalitet.

Numri më i madh i pacientëve është nga Lipjani dhe Fushë Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat