Irinej kërkon që emri “Kosovë e Metohi” të zëvendësohet me “Serbia e Vjetër”

Kosova

Irinej kërkon që emri “Kosovë e Metohi” të zëvendësohet me “Serbia e Vjetër”

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 22:18
Irinej

Në Matica Srpska (Amëza Serbe) në kryeqytetin e Vojvodinës është mbajtur tryeza e rrumbullakët “Kosova e Metohia: dje, sot, nesër”, përmes së cilës ky institucion, më i moçmi letrar, shkencor e kulturor ndër serbë, u inkuadrua në dialogun e brendshëm për Kosovën.

Mediat serbe raportojnë se në debat u përfshinë 26 ekspertë.

Kryetari i këtij institucioni, prof.dr. Dragan Staniq ndër të tjera u shpreh se “Çështja e Kosovës për ne është çështje e ardhmërisë”.

Por bie në sy propozimi i peshkopit të Baçkës, Irinej, i cili, siç transmeton Koha.net, ka porositur elitën serbe të rikthejë në diskurs emrin “Serbia e Moçme” për “Kosovën e Metohinë”, ndërsa ka folur edhe për termin “Miti i Kosovës”, i cili, hetohet, përdoret më me qejf sesa “betimi” që “dridh shpirtin”.

Ai ka shtruar pyetjen, pse nuk do të bisedonim “vitin tjetër në Prizren” ose “vitin tjetër në Pejë”, ashtu siç bënin hebrenjtë për Jerusalemin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat