Voton Agim Veliu: Ftoj qytetarët të dalin të votojnë

Kosova

Voton Agim Veliu: Ftoj qytetarët të dalin të votojnë

Nga: Bota sot Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 12:46
Agim Veliu

Edhe kandidati për kryetar të Podujevës nga Lidhja Demokratike e Kosovës Agim Veliu, ka ushtruar obligimi e tij qytetar të votës.

Veliu, pas votimit i ka bërë thirrje qytetarëve të Komunës së Podujevës që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit.

“Unë dhe familja ime, sapo kryem obligimin qytetar, duke shfrytëzuar të drejtën për të votuar. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Podujevës, të dalin dhe të votojnë. Gjithashtu, i ftoj për një proces të rregullt dhe demokratik zgjedhor të gjitha palët e përfshira në këtë proces të rëndësishëm për Podujevën”, ka thënë ai./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat