Haradinaj: Pjekuria politike e Kosovës po vërtetohet në vazhdimësi

Kosova

Haradinaj: Pjekuria politike e Kosovës po vërtetohet në vazhdimësi

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 16:29
Anëtarja e kryesisë së AAK, Meliza Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) vlerëson lartë punën e institucioneve të vendit në mbarëvajtjen dhe organizmin e procesit zgjedhor.

Anëtarja e kryesisë së AAK, Meliza Haradinaj ka përgëzuar qytetarët për një proces zgjedhor të qetë, demokratik dhe mbi të gjitha të civilizuar.

Haradinaj: Pjekuria politike e Kosovës po vërtetohet në vazhdimësi

“Pjekuria politike e Kosovës po vërtetohet në vazhdimësi nga të gjitha informatat që ne i pranojmë nga terreni nga ato komuna ku po garojmë. Secila votë e ka vlerën e vet me peshën e saj katërvjeçare dhe secili e secila duhet ta shfrytëzoi sot këtë mundësi. Edhe një herë ju bëjmë thirrej qytetarëve të vendit në 20 komunat ku votohet sot, të shfrytëzojnë orët e mbetura dhe ta ushtrojmë të drejtën tonë të votimit… Ende është herët, ta presim verdiktin e qytetarëve”, deklaroi Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat