Tahiri vlerëson mbështetjen e Finlandës

Kosova

Tahiri vlerëson mbështetjen e Finlandës

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 14:12
Pamje nga takimi

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka takuar Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki me të cilën biseduan lidhur me prioritetet e ministrisë, reformat legjislative dhe përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane.

Gjatë takimit, ministri Tahiri vlerësoi lartë rolin pozitiv që shteti finlandez ka pasur në Kosovë, veçanërisht në mbështetjen e tyre për avancimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Huhtamaki ndërkaq e vlerësoi progresin e arritur në vend, sidomos për hapat e ndërmarrë në sistemin e drejtësisë, në veçanti rishikimin e Legjislacionit Penal dhe Civil.

Gjithashtu, ambasadorja Huhtamaki shprehu mbështetjen e mëtejshme të Finlandës për proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat