Rritet niveli i ujit edhe në Komunën e Drenasit pas reshjeve të fundit

Kosova

Rritet niveli i ujit edhe në Komunën e Drenasit pas reshjeve të fundit

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Nga moti me shi në dy ditët e fundit, edhe në Komunën e Drenasit është rritur niveli i ujit në lumit "Drenica" dhe vendbanimeve të tjera, më ?'rast janë vështirësuar disa zona banimi, sidomos në Zabel i Ulët, Komoran, Shtrubullovë dhe Drenas.

Njësitet e emergjencave kanë qenë të mobilizuara gjatë 24 orëve të fundit dhe kanë bërë me dhjetëra intervenime, sidomos në objekte banimi dhe biznese, ku është kërkuar nga ana e qytetarëve dhe është e gatshme ne secilën situatë të krijuar.

Shtabi i krizave emergjente ne kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë kanë qenë të gatshëm dhe në koordinim të vazhdueshëm me Stacionin Policor në Drenas dhe me Shërbimin e Zjarrfikësve.

"Duke parë gjendjen e krijuar nga të reshurat e vazhdueshme të shiut, Komuna e Drenasit apelon të gjithë qytetarët që ne ato zona ku niveli i ujit është më i lartë, të bëjnë shoqërimin e fëmijëve dhe familjarëve të tyre dhe të reduktojnë lëvizjet e panevojshme deri në stabilizimin e gjendjes së krijuar nga moti i lig.

Po ashtu lusim qytetarët në rast të ndonjë emergjence të lajmërojnë shërbimin e zjarrfikësve për të ju dal në ndihmë. Me ndërtimin e disa urave, dhe rregullimin e gypave përcjellës, këtë vit, për dallim nga vitet e tjera, janë evituar disa vërshime, sidomos në fshatin Nekoc, Kizhnarekë dhe afër shtratit të lumit "Drenica" në Komoran", thuhet në njoftimin e Komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat