Vërshimet shkaktojnë dëme në Malishevë

Kosova

Vërshimet shkaktojnë dëme në Malishevë

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 21:12
Pamje nga vershimet

Reshjet e dendura te shiut që po vazhdojnë të bien tash e 24 orë kanë shkaktuar telashe në komunën e Malishevës.

Ekipet e emergjencave janë në terren, ndërsa apelojnë për kujdes të shtuar nëse reshjet vazhdojnë me të njëjtin intensitet.  Ura që lidh Gurbardhin me Mirushën është e mbuluar nga uji dhe qarkullimi rrugor është vështirësuar. Zyrtarë të Drejtorisë për emergjenca dhe shpëtim kanë dalë në terren dhe po e monitorojnë situatën.  Të dy lumenjtë që përshkojnë Malishevën kanë dalë nga shtrati, por për fat nuk ka dëme të mëdha në ekonomitë familjare dhe biznese. Nëse reshjet vazhdojnë pritet që situata të ndërlikohet. Zyrtarët institucionalë apelojnë tek familjarët për kujdes të shtuar. Ndërkaq në Suharekë dhe Rahovec sipas shtabeve të emergjencave situata për momentin është nën kontroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat