Hajnat sërish “operojnë” në Pozharan të Vitisë

Kosova

Hajnat sërish “operojnë” në Pozharan të Vitisë

Nga: Aziz Zuka Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 15:02
Qyteza e Pozharanit

Policia në Viti, ka njoftuar edhe për një rast të vjedhjës së rëndë nga hajnat e maskuar e kësaj radhe  cak i tyre ishte Marketi ”Shpëtimi” në Pozharan .Sipas policisë  mbrëmë pas mesnate është vjedhur marketi “Shpëtimi” i cili gjendet në qendër të Pozharanit. Sipas pronarit të këtij marketi, hajnat  e maskuar  me forcë kanë thyer dyert e vetësherbimit dhe  kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të cigareve dhe një shumë  të parave që ishte në arkë.

Gjithashtu pronari i këtij marketi shprehet se është i çuditur se si ka mundësi që edhe pse marketi është shumë afër stacionit policor  /rreth 40 metra/  në këtë vendbanim dhe nuk është vërejtur asgjë nga ana e tyre. Të themi poashtu  se para katër ditësh përkatëisht  me 30 nëntor  në Pozharan, janë kryer një seri e vjedhjeve të ngjashme  /tri dyqane/  ku pronarëve të tyre u kanë vjedhur gjithashtu  sasi të madhe të cigareve.Dyshohet se  është një grup i mirëorganizuar që po “operon” lirshem në këtë vendbanim, duke dëmtuar shumë biznese dhe që Policia e Kosovës nuk po mund t’u bie në gjurmë.Policia deri më tani nuk ka asnjë informacion për këto raste derisa janë parë se kanë shkuar në vendngjarje.

Është koha e fundit që në drejtim të sigurisë së pronës së qytetarëve organet përkatëse të jenë më të kujdëesëshëm dhe të angazhuar veqmas gjatë orëve të para të mëngesit. Sepse rasti i fundit tregon se tek qytetarët tashmë është krijua një panik se pronat e tyre janë të rrezikuara seriozisht dhe kërkojnë nga organet e rendit që të organizohën më mire dhe të jenë efikas në zbardhjën e ktyre rasteve dhe të kapin hajnat.Aziz Zuka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat