Familja i “hakmerret” qenit, urdhëron vrasjen e tij - Bota Sot
Familja i “hakmerret” qenit, urdhëron vrasjen e tij

Kosova

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Familja i “hakmerret” qenit, urdhëron vrasjen e tij

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 19:50
Ilustrim

Një qen shtëpie i cili ia morri jetën një 64-vjeçari, ka gjetur fatin e njëjtë sikurse pronari.

Ai është vrarë me kërkesë të familjarëve nga gjuetarët në komunën e Gjakovës.

64-vjeçari ka vdekur pasi sipas Policisë në Gjakovë që bazohet në rrëfimin e familjarëve të të vdekurve, me 2 dhjetor rreth orës 07:00, ishte kafshuar nga qeni i tij dhe si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë.

Si pasojë e lëndimeve të marra në gjymtyrët e epërme të trupit si dhe gjakderdhjes së madhe 64-vjeçari kishte ndërruar jetë në emergjencën e spitalit rajonal në Gjakovë.

Mirëpo me kërkesë të familjarëve qeni shtëpiak i tyre është eliminuar – vrarë.

Në një përgjigje për Insajderin, zëdhënësja në policinë e rajonit të Gjakovës, Lirije Podrimja, ka konfirmuar se qeni është vrarë nga gjuetarët.

“Pas tragjedisë që ndodhur,familjarët kanë kërkuar që qeni të vritet- eliminohet. Gjuetarët kanë bërë eliminimin e kafshës për shkak të mos rrezikimit të anëtarëve therë të familjes dhe më gjerë”, ka thënë Podrimja.

Ajo nuk ka treguar nëse qeni është vrarë pasi është gjetur se ai është tërbuar apo ka ndonjë sëmundje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test