Hoxha kërkon përfshirjen e Kosovës në planet e zgjerimit - Bota Sot
Hoxha kërkon përfshirjen e Kosovës në planet e zgjerimit

Kosova

E martë, 12 dhjetor 2017

Hoxha kërkon përfshirjen e Kosovës në planet e zgjerimit

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 11:39
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në seminarin me temë "Rëndësia e politikës së jashtme dhe të sigurisë Drejtimi i vendeve aspiruese me CFSP të BE-së: Sfidat dhe mundësitë" ka thënë se për Kosovën, rruga është e qartë, anëtarësimi në BE.

 “Ne jemi të vetëdijshëm se procesi është sfidues dhe kërkon shumë punë dhe reforma për t'u ndërmarrë dhe Qeveria e Kosovës ka shprehur angazhimin e saj për këtë rrugë përpara", ka theksuar ministrja Hoxha ka njoftuar Ministria e Integrimeve Evropiane përmes një komunikate për media.

Ajo  ka shtuar se beson fuqishëm se pjesa më e rëndësishme ku Bashkimi Evropian  duhet të përqendrojë politikën e saj të jashtme është procesi i zgjerimit.

“Përfshirja e më shumë vendeve në familjen evropiane do t'u mundësojë vendeve të tilla që të arrijnë jo vetëm reformat në ekonomi por edhe forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit. Politika e zgjerimit të BE duhet të shihet si një mekanizëm për ta bërë familjen e BE më të plotë dhe më të qëndrueshme. Në këtë drejtim, ne presim që institucionet e BE-së do të sigurojnë një rrugë të qartë të Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në perspektivën e BE. BE duhet ta konsiderojë zgjerimin si një mundësi për të bashkuar të gjitha vendet e Evropës, pasi që në këtë fazë uniteti duket më i rëndësishëm se kurrë”, ka thënë ministrja Hoxha.

Ndërsa duke folur për forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, Ministrja ka vënë në pah se forcimi i sundimit të ligjit dhe sigurisë së brendshme është detyra kryesore e Kosovës në veçanti dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

"Vetëm duke forcuar sigurinë e brendshme mund të shpresojmë për një bashkëpunim më efektiv midis vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar", ka theksuar Hoxha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test