Koalicioni Kundër Korrupsionit mbajti përformancë tek Pallati i Drejtësisë

Kosova

Koalicioni Kundër Korrupsionit mbajti përformancë tek Pallati i Drejtësisë

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 18:08
Java Kundër Korrupsionet

Sot në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit që organizohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP, Iniciativa për Proges (INPO), Organizata ÇOHU! dhe Instituti KIPRED, është mbajtur një përformancë simbolike në oborrin e Pallatit të Drejtësisë.

Gjatë kësaj përformance u përçuan mesazhe tek institucionet e drejtësisë për luftimin e korrupsionit. 

Aty u vendosën edhe banera me porosi të qarta se ku duhet të fokusohet lufta kundër korrupsionit si: Në fushën e shëndetësisë, në fushën e prokurimit, në fushën e arsimit etj.

Në këtë aktivitet në emër të koalicionit para mediave foli Ariana Qosaj - Mustafa, e cila kërkoi nga institucionet e drejtësisë që t’i marrin parasysh këto mesazhe dhe të gjeturat që janë prezantuar në Javën Kundër Korrupsionet dhe të angazhohen më shumë në luftën kundër korrupsionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat